Pak orë më parë reperi i njohur Fero ka lajmëruar se kontrata e tij me “On Records” pa përfunduar dhe se ai është ndarë miqësisht me përfaqësuesit e kësaj shtëpie diskografike.
Ai theksoi se tashmë do të jetë një artist i pavarur dhe ka falenderuar fansat e tij për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Megjithatë aludohej se ai do të bëhet pjesë e “Babastars” kjo falë miqësisë së ngushtë që ndan me Getoar Selimin dhe pjesëtarë të tjerë të këtij label-i.
Përfaqësuesit e “Babastars” rrëfyen se momentalisht nuk ka ndodhur asnjë bisedim që Fero të jetë pjesë e tyre por në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë.