Celebrities Gossip Showbiz

Fero paraqitet në Gjykatë për akuzën e armëmbajtjes pa leje!

Fero është një ndër reperët më të pëlqyer dhe të ndjekur të showbiz-it tonë. Ai gjithashtu është përfolur shumë për marrëdhënien me modelen me Arbenita Ismajli me të cilën kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Nina.

Mirëpo, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë për reperat në përgjithësi edhe Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Ditën e mërkurë, reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018  pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët. Në bazë të ligjit, reperi mund të dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) euro ose me burgim deri në pesë 5 vite.

Fero prej kohësh nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor siç ka qenë dikur dhe duket t’i ketë munguar shumë ndjekësve të tij. Pak ditë më parë, ai zbuloi surprizën për ta se do të vijë me një projekt muzikor së shpejti. Kënga quhet ‘Bella’ dhe ai tregoi se mund të publikohet brenda pak ditësh.