Celebrities Gossip Showbiz

Kristina Baki ndan me ndjekësit momentin e ëmbël me të bijën!

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë është bërë nënë e një vogëlusheje.

Së fundmi Kristina ka ndarë me ne një postim nga ato që nuk janë të shpeshta në llogarinë e saj në Instagram pasi bukuroshes nuk i pëlqen të ekspozojë jetën e saj private, duke ndarë me ne një foto nga një moment shumë i ëmbël teksa shfaqet duke mbajtur në krahë të bijën.

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.

Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.