Celebrities Film & Tv Showbiz

‘S’ishe në ditën tënde më të mirë’ Çfarë shkoi keq në kërcimin e Enxhi Nasufi me Kristina Baki?

Enxhi Nasufi zgjodhi shoqen e saj të ngushtë Kristina Baki për të zhvilluar sfidën e mbrëmjes së sotme të “Dancing With The Stars”. Vajzat zgjodhën të performonin një Freestyle, por sipas jurisë nuk arritën ta realizonin ashtu siç duhej kërcimin.

Përpos komenteve, ata vlerësuan shoqërinë e Enxhit me Kristinën. Iliri theksoi se në përformancë vajzat nuk ishin në një sinkron me njëra-tjetrën, gjë që krijoi probleme.

Ilir Shaqiri: Në këtë rast unë vlerësoj të dy, sepse të dy janë në të njëjtin rol dhe në sfidë. Të dyja një super fizik, silueta prej balerinë. Pashë një Enxhi që e shijon gjënë që në fillim. Nuk ishin njësoj. Mund të përpiqeshin të kishin një lloj relacioni më të bukur mes tyre.

Valbona Selimllari: Këto bukuroshe me këto trupa, çfarëdolloj gabimi do të zhdukej.

Olta Gixhari: Nuk ishe sot në dritën tënde më të mirë.

Lori Bala: Enxhi e ka treguar që me këdo që do të kërcejë ia del gjithmonë.

Juria e vlerësoi Enxhi Nasufin dhe Kristina Bakin me 33 pikë në total. Për publikun votimi është i hapur në kodin VIP13.