Celebrities Gossip Showbiz

Majk na bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit me të birin!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

E një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij është padyshim dhe i biri i tij. Roan sa vjen e rritet dhe më shumë e Majk nuk i kursen postimet nga momentet që kalon me të. Në Instastory-n më të fundit, reperi ka ndarë me ne një video ku shfaqet vogëlushi i tij në një kënd lojërash dha nuk mund ta mohojmë se na i bëri ‘sytë zemra’.

Artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor të titulluar “E pa shpirt”  që  rezultoi një sukses i vërtetë. E në vetëm pak kohë diferencë, Majk ka paralajmëruar po sjell një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një tjetër artist, bëhet fjalë pikërisht për Young Zerka-n. ‘Ku je bre’ quhet dueti i tyre, i cili do të publikohet ditën e sotme në orën 18:00.