Celebrities Gossip Magazine

Pajtohen për hatër të djalit, Majk dhe Majlinda shihen së bashku me Roanin në ditën e tij të parë të shkollës!

Kur vjen puna tek fëmijët, prindërit lënë pas krahëve gjithçka dhe e përqëndrojnë vëmendjen tek ato. Kështu ka ndodhur edhe me Majkun dhe ish-partneren e tij Majlinda Zekën, të cilët sot së bashku kanë shoqëruar djalin e tyre Roan në ditën e parë të shkollës.

I vogli i tyre sot nis klasën e parë dhe i ka pasur të dy prindërit pas vetes. Reperi Majk ka ndarë disa foto me të në Instagram teksa i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël duke shkruar:

‘Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të don babi’.

Po ashtu, edhe Majlinda ka publikuar disa foto me të në Instastory duke shkruar:

“Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura.”

Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën të ndarë. Rikujtojmë se, para pak kohësh qarkulloi përsëri lajmi se, veç dhuratave që blen për të Majk nuk kujdeset për Roan nga ana financiare.