Celebrities Gossip Showbiz

Majk në prag martese? Ja çfarë zbulon reperi me postimin më të fundit në TikTok!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Por, e keni menduar ndonjëherë Majk të martuar? Epo, pak më parë ai ka bërë një lojë me filtrin e TikTok që të ‘zbulon’ se kur do të martohesh. E për kuriozitetin e të gjithëve, reperi ‘do të martohet’ në moshën 35 vjeçare. Epo, Majk nxito se ‘të ka mbetur dhe shumë pak kohë’.

Projektet muzikore të artistit shpesh numërojnë miliona klikime në platformën YouTube, e kështu kanë qenë dhe dy bashkëpunime të tij të mëparshme të kthyera në hit me reperin e njohur Capital T. Epo, pas ‘Pasha jetën’ dhe ‘Hala’, dyshja vendosën të na surprizojnë sërish, këtë herë së bashku me një super artist si Ledri Vula duke publikuar ‘Yjet dalin natën’.

Por, ky nuk është projekti i vetëm muzikor që Majk ka publikuar këtë periudhë, pasi vetëm para 9 ditësh ai solli një tjetër duet super të suksesshëm me Xhensila Myrtezaj, këngë që numëron mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.