Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një ishte mes Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit, ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Teksa Heidi po ushqehej, Meritoni ishte aty dhe nis të debatojë aty dhe në një moment i drejtohet ‘o vajzë e keqe’. Këtu ndërhyn Romeo Veshaj i cili i thotë ‘mos ashtu se jam unë në mes’.
Meritoni: E kam shok dëgjomë, mos u bëj kaq e keqe me thënë merre…
Heidi: Ti më lë rehat
Meritoni: Mos e përplas ti pjatën
Heidi: Më lë të ha
Romeo: Ça ka? Ça ka ndodhur o shpirti?
Meritoni: Nuk jam unë fëmijë me i thënë tjetrit merre. A dëgjove, i vajzë e keqeRomeo: O vëlla, mos se jam unë këtu në mes
Meritoni: Po bre o Romeo, vajzë e keqe. Ti nuk po i thua kësaj si i thua Meritonit merre, nuk jam fëmijë
Romeo: Ça po bëni se ka limite