Ngjarja e rëndë që përfshiu reperin e ri nga Kosova shumë shpejt është shndërruar në ngjarjen e javës kjo flaë edhe disa video-ve të postuara nga vetë ai rreth sitatës.
Thuhet se abuzuesit ishin arrestuar dhe marrë në pyetje rreth sherrit që solli dëme materiale edhe në qendrën tregtare në Prishtinë por dy repera të rinj kanë sjellë një anë tjetër të historisë.
Për herë të parë në emisionin kosovar “Elitë Shoë” repery Reyan dhe miku i tij të cilët pranuan se ishin ata që sulmuan Fero-n, nuk ishin 4 persona dhe nuk mbanin armë.
Ata janë shprehur se nuk janë arrestuar kurrë nga autoritet përkatëse dhe se gjithashtu e kanë rrahur 20-vjecarin për t’i dhënë atij një mësim të mirë.
“Ne e rrahëm për t’i treguar se jeta në rep nuk është ashtu sic duket. Duhet të jesh, më pas të hiqesh sikur je” -rrëfyen ata.
Gjithashtu djemtë shtuan se Fero i ka provokuar disa herë dhe e meritonte këtë gjë. Sa i përket arrestimit të tyre, ata shtuan se policia është përpjekur t’i kapë por nuk ka arritur.