Health & Beauty

Tendenca më ‘IN’ e grimit, mollëza që duken gati si të “puthura” nga dielli!

Frymëzimi për grimin e duhur këtë vit vjen nga perëndimet tipike verore. Trendet e grimit janë kaq të shumta dhe të larmishme sa ndryshojnë pas çdo sezoni. Por, duket se kryefjalë e këtij sezoni, sa i takon mollëzave do të jetë grimi me hashtagun #sunsetblush që po bëhet viral në rrjetet sociale. Lëkura me shkëlqim me nuancat e portokallisë, roza apo e kuqja e ndezur janë tonet që ju duhen për mollëza më të bukura, që duken gati si të puthura nga dielli.

https://www.tiktok.com/@alissajanay1/video/7356702624432868651?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Nisur edhe nga emri, ‘skuqja e perëndimit’ do të thotë një gamë ngjyrash të theksuara që imitojnë një perëndim tipik me nuanca nga portokallia te e kuqja. Grimierja Clarissa Luna thotë se tendencat këtë vit janë një dalje nga dimri i gjatë, ku nuancat mat dhe të ftohta kanë qenë protagoniste. “Kjo tendencë blush-i shkon drejt ngjyrave të theksuara dhe të ndezura. Pranvera ka ardhur dhe vera është thuajse pas derës. Duket si një qasje kaq e lezetshme që i bën të gjitha gocat të shkëlqejnë gjatë ditëve, por edhe netëve të gjata të pranverës dhe verës. E veçanta e këtij trendi është që ju mund të personalizoni llojin e skuqjes së mollëzave sipas ngjyrës së lëkurës tuaj”-vijon Luna.