Ta Thotë Jonka

Sipërmarrësi Eduart Istrefi: “Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë cdo ditë e më shumë në zhvillim!”

Sipërmarrësi i sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, Eduart Istrefi i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për zhvillimin e madh që sektori i bujqësisë dhe blegtorisë po has në vendin tonë. Jo vetëm që po zgjerohet si industri, por fermerët sipërmarrës tanimë kanë dhe sisteme të avancuara automative.

I pyetur nga Jonka nëse robotët do të zëvëndësojnë ndonjë ditë punën e njerëze, Eduarti u shpreh se nuk beson se kjo gjë do të ndodhë dhe tregoi se ku qëndron më shumë fokusi i sipërmarrjes së tij.

Nuk besoj se robotët do të zëvëndësojnë forcën njerëzore. Blegtoria e përballon implementimin e teknologjisë. Fokusi jonë është tek fermat e pulave dhe lopëve.

Në këto dekada ka ndryshuar plotësisht sistemi i funksionit të blegtorisë, Istrefi na zbulon si funksionon një fermë me mjetet teknologjike.

Kemi të vendosura sensorë brenda në fermë që masin temperaturën, lagështinë e të tjera dhe këto sensorë transmetojnë informacion nëpërmjet kompjuterit, që përpunon dhe menaxhon gjithçka. Nuk ka nevojë që fshatari të kontrollojë çdo gjë.

Teksa sipërmarrësi na ka treguar gjithashtu dhe si Shqipëria është zhvilluar shumë me pajisje teknologjike në këtë industri.

Fermeri shqiptar, po flas për fermerë që e kanë kthyer në biznes punën e tyre, kanë sisteme automative dhe forcën e krahut e përdorin shumë pak, thuajse fare. Në bujqësi dhe blegtori ka rritje prodhimtarie nga viti që shkoi, i cili ishte i keq për të gjithë. Shqiptarët janë një nga eksportuesit më të mëdhenj të shalqirit në Europë.

Istrefi ka zbuluar gjithashtu dhe se fermerët shqiptarë marrin ndihmë nga vendet e shtetit Europian për prodhimtarinë e tyre.

Emigracioni ka prekur bujqësinë dhe blegtorinë. Ndonjëherë është vështirë të gjesh punonjës. Megjithatë, BE u bë disa vite që ofron ndihma për fermerët shqiptarë.