E ftuar në ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, Chelsea Handler shprehu se tërhiqet seksualisht nga Robert De Niro. ‘Më tërheq shumë seksualisht Robert De Niro. Nuk do të hiqem sikur s’më tërheq!’ Aktorja, 49-vjeçare dhe De Niro, 80-vjeçar, u shfaqën të dy në episodin e emisionit ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, duke rindezur dashurinë e Handler për aktorin e ‘Meet the Parents’.
Gjatë intervistës, Handler pranoi se i vinte turp t’i afrohej De Niros në studio. ‘Nuk iu afrova as në prapaskenë, sepse ishte e dashura e tij dhe nuk doja që ajo të keqkuptonte gjestet e mia, ndonëse thellë-thellë dua të provoj fatin dhe ta bëj një lëvizje’- tha ajo. De Niro është në lidhje me Tiffany Chen, 45-vjeçare dhe kanë një vajzë, 1 vjeçe, të quajtur Gia Virginia Chen-De Niro. Gia është fëmija i shtatë i De Niros.
‘Më tërheqin burrat e moshuar’-shpjegoi Handler.
Gjithmonë kam dalë me burra të mëdhenj në moshë. Në një pikë, duhet të ndaloj, sepse vitet kalojnë dhe do të plaket edhe më shumë. Por më tërheq shumë seksualisht Robert De Niro. Gjithmonë më ka tërhequr. Dhe dua ta bëj me të.
Handler është beqare për momentin. Rikujtojmë se lidhja e saj e fundit publike ishte me komedianin Jo Koy. Dy aktorët e humorit kishin qenë miq për vite me radhë, por romanca e tyre zgjati vetëm për më pak se një vit para se të dy të ndaheshin përfundimisht.
Aktorja zbuloi se në moshën 40-vjeçare mësoi se dielli dhe hëna nuk ishin njësoj. Ish-prezantuesja e “Chelsea Lately” e pranoi këtë në “The Tonight Show. Starring Jimmy Fallon” dhe shpjegoi se pse nuk dëshiron të jetë prind.
Unë nuk jam gati për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të fëmijëve. Kur nuk i dini përgjigjet e pyetjeve, është shumë e turpshme. Thjesht duhet të pretendosh.
Handler më pas përdori udhëtimin e saj në Afrikë si një shembull se ajo nuk kishte përgjigjet e duhura për pyetjet e thjeshta të jetës.
Unë flas për këtë histori… kjo është e vërtetë. Nuk e dija deri në moshën 40-vjeçare që dielli dhe hëna nuk ishin e njëjta gjë.