Gossip

Mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, mbesa shpeton gjyshen nga skema e mashtrimit!

Gina Morgan, një 76-vjeçare nga Uellsi i Jugut në Mbretërinë e Bashkuar, hyri në një bisedë të gjatë në Facebook me dikë që u shfaq si Robert De Niro. “Ky nuk është Robert De Niro!”-tha mbesa e saj Shannon Rich në një video që tregon shkëmbimin e mesazheve ku Morgan takoi mashtruesin. Rezulton se mashtruesit po përpiqeshin ta detyronin të moshuarën të paguante 500 dollarë për një “kartë tifozi VIP” që do të premtonte në mënyrë të rreme “çdo akses” biseda me video, telefonata dhe madje edhe një vizitë nga Robert De Niro.

“Ka tre lloje të kartës së anëtarësimit. Unë mund t’ju lidh me menaxherin tim për ta marrë atë”-shkruhej në një mesazh. Rich, megjithatë, mendon se edhe nëse ajo nuk do të kishte ndërhyrë, gjyshja e saj do ta kishte kuptuar mashtrimin. Në fund të fundit, Morgan ishte skeptike për fotografitë e De Niros.

“Disa njerëz në internet ishin të shqetësuar për të, por gjyshja ime është mjaft e zgjuar për të mos dhënë asnjë detaj personal. Po më tregonte mesazhet në Facebook nga një profil i rremë Robert De Niro dhe unë nuk mund të ndaloja së qeshuri.” Rikujtojmë se De Niro u bë baba për herë të shtatë vitin e kaluar. Përveç vajzës së tij të vogël, aktori ka edhe fëmijët e tij më të mëdhenj me ish-gruan Diahnne Abbott.

Me Toukie Smith ai ka dy djem Julian dhe Aaron dhe nga martesa e tij me Grace Hightower ka djalin Elliot dhe vajzën Helen, të lindur nga një nënë surrogate.Fituesi i çmimit Oscar u emocionua në një intervistë të fundit teksa foli për prindërimin dhe për vajzën e tij të vogël. Duke folur në AARP The Magazine, De Niro tha se ‘është mirë’ të  jesh prind sërish në moshë madhore.

Gjithçka me të cilën jam i zhytur ose shqetësohem thjesht largohet kur e shikoj. Është e mrekullueshme.