Celebrities Gossip Showbiz

Ilnisa – Rikes apo Rikja – Ilnisës?! Luftë intrigash për pasion, vëmendje dhe territor.

Në një botë ku janë zbuluar formulat e pothuajse çdo gjëje që mund të preket, shihet apo dëshirohet, ka ende një shpikje që edhe pse të lejon të qëndrosh me të 24 orë, kurrë s’do kesh zbuluar misterin e tij të magjishëm për të të mbajtur të lidhur pas vetes si fushë magnetike. Ai është Big Brother.

Të vihesh përballë vetes kur nuk je vetvetja, të besosh ç’të thuhet kur truri të bën lojëra më shumë se lojtarët e tjerë apo të mos komandosh mendimet e nxehta nga epërsia e intrigës së kundërshtarit. Ky është cikli që kalon e rrotullohet çdo banor i cili do apo s’do vorbulla do ta kapërdijë një moment.

Rasti Ilnisa- Rike nuk është një rast i thjeshtë xhelozie për një mashkull (djalë) por është lufta historike mes vajzave:

Morali im përballë moralit të saj.

Meritoni, një baba 27 vjeçar me sjellje të dallueshme që në ditët e para, i gjendur mes lojës, flirtit dhe vështirësisë në të zgjedhur ndërmjet vajzave zgjodhi atë me anë të së cilës do bënte nje zhurmë më të madhe, pak a shumë si brohoritja himn e tij “Rrraaaaaaaaa”! Ilnisa, e shquar për inteligjencë të lartë emocionale bie pre e një babëzie provokimesh ku mendimi mbizotërues është: “Do të më marrë burrin/mashkullin/të dashurin”, ç’rëndësi ka.

Të fajësosh të tretin për zgjedhjet personale s’më duket tepër e zgjuar si zgjedhje. Kushdo që merr kohë dhe guxim të flasë për dikë, çfarëdo pozicioni ti atribuojë vetes,në asnjë moment nuk do të dalë më lart se ai/ajo. Ilnisa zgjedh të ulë figurën e një vajze tjetër duke krahasuar arritje, nivele dhe dinjitet.

Tirana kaq është… – shprehej Donaldi për Einxhëllin në edicionin e parë.

Unë ato si ti… – shprehej Luizi për Oltën.

E së treti, kemi një vajzë që përmend gjysmën e rruzullit për të treguar se kush është një vajzë tjetër (kush është Rikja në këtë rast). Nga ana tjetër po Rikja kush është? Kush është një vajzë që nuk lë rast pa ndërhyrë mes një “çifti” që janë gati të deklaruar. Territori ynë shtrihet deri në kufij, por në këtë rast kush duhet të jetë pika kufitare?! Mos vallë Meritoni…

Meritoni, ky doganier i korruptuar që lejon kalimin nga kufujtë e zemrës së tij çdo buzëqeshje sfiduese dhe joshëse. Në fund të fundit pak gjak i freskët nuk mërzit asnjë piranjë në atë oqean të madh lufte për mbijetesë.

Si përfundim, as Ilnisa Rikes dhe as Rikja Ilnisës, por pushtuesi i egër i ndjenjave, zbuluesi i territoreve të reja të shtrirjes së flirtit, doganieri i korruptuar -Meritoni.

Dakord, loja dhe zgjedhjet e gabuara hera herës. 🙂