Aktualitet

43 urdhër-arreste, ish-deputeti socialist, Arben Ndoka shpallet në kërkim!

Në operacionin më të fundit të ndërmarrë pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka firmosur 43 urdhër-arreste, nga të cilat deri tani janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre.

Disa nga emrat:

1-Leonard Duka
2-Erlis Duka
3-Astrit Avdylaj
4-Altin Avdylaj
5-Valter Bami
6-Durim Bami
7-Endrit Dokle
8-Plarent Dervishaj
9-Fatmir Hyseni

Në kuadër të këtij operacioni të SPAK-ut është shpallur në kërkim ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por mësohet se janë 6 zbardhur ngjarje kriminale.

Prej orës 03:00 të mëngjesit, më urdhër të Prokurorisë së Posaçme po ushtrohen kontrolle në disa zona të vendit si Tiranë, Shijak, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël e Kurbin. Urdhërarrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, ndërsa pjesë e hetimeve është dhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.

Kontrollet

Në Tiranë, kontrollet policore janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka.

Në qytetin e Lezhës, forcat e policisë zbarkuan në lagjen “SMT” duke ushtruar kontrolle në një pallat.

Në Larushk të Fushë-Krujës, blutë hynë në shtëpinë e Albert Zajës, aktualisht i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Sa i takon qytetit të Vlorës janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë penalë.