Design Health & Beauty

874 diamante gjenden në të, njihuni me orën e dorës më të shtrenjtë në botë!

Gjithsej 874 diamante gjenden në orën e dorës më të shtrenjtë në botë. Kjo orë vlerësohet në 25 milionë dollarë. Është prodhuar nga kompania e njohur zvicerane “Chopard” dhe emri i saj është Chopard 201 karat. Detajet më dominuese në orë janë një diamant rozë pesëmbëdhjetë karatësh, një diamant blu dymbëdhjetë karatësh dhe një diamant i bardhë njëmbëdhjetë karatësh. Pesha e saj është 201 karat.

Në orë mund të shihni gjithashtu detaje ari të bardhë dhe të verdhë. Numrat e orës ndodhen nën tri diamante në formë zemre, të cilët me klikim të një butoni të fshehur hapen si një lule. Në listën e orëve më të shtrenjta, menjëherë pas Chopard 201 karat, është Patek Philippe Super Complication, e cila mori 5 vjet kohë për t’u bërë. Është prodhuar në vitin 1993 dhe çmimi i tij është 11 milionë dollarë. Vendin e tretë për nga vlera e zë modeli Patek Philippe i vitit 1527, i krijuar në vitin 1943 dhe çmimi i tij është rreth 6 milionë dollarë.