Celebrities Gossip Showbiz

“Ai po të ndan ty nga Romeo…”, për kë e ka fjalën Egla?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e kaluar, Egla dhe Heidi kanë qenë në dhomën e gjumit, duke biseduar për situatën e Lidit. Nisur prej ditës së djeshme, Lidi ka nisur të debatojë me Romeon ndërsa me Heidin vijon të ketë një miqësi të afërt. Lidhur me këtë situatë, Egla ka nisur të këshillojë Heidin, duke përmendur gjithashtu se Lidi bën një diferencim mes saj dhe Romeos.

Egla: Romeo u zhgënjye nga Lidi. Sot nga një bisedë që ka bërë me Lidin, Romeo është zhgënjyer nga miqësia me të.

Heidi: I thashë merr pozicionin tënd dhe vazhdo me pozicionin tënd.

Egla: Ai po e kërkon pozicionin e tij në shtëpi pasi është më i ri në shtëpi. Por sa të përket ty, ai të do dhe të respekton dhe unë e ndjej dhe ti po ashtu e ke afruar shumë. Ai të ndan ty nga Romeo. Kur flet për Romeon dhe për Romeon flet ndryshe ndërsa kur flet për ty dhe me ty, flet ndryshe.

Heidi: Si të gjithë banorët.

Egla: Sepse jeni dy persona të ndryshëm, ti të imponon respekt ndërsa ai nuk ta imponon respekt. Eshtë shumë e thjeshtë historia. Mua më shqetëson pozicioni yt, sepse ke Romeon para, edhe “mu” t’ja bëjë Romeo, edhe ti ja bën “mu mu”.

Para pak ditësh, Heidi dhe Romeo kanë patur një darkë romatike, ku kanë biseduar në privatësi, duke njohur më tepër njëri-tjetrin. Ndërkohë që ende po mësojnë shumë nga jeta e njëri-tjetrit, ditën e sotme, Heidi i ka treguar një histori mjaft të bukur Romeos, në lidhje me lulen e saj të preferuar.