Aktualitet

Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë! Mjeti bie në humnerë pranë tunelit dhe shpërthen në flakë, humb jetën shoferi ukrainas!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin Kardhiq Delvinë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një mjet tip autobot ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit dhe ka shpërthyer në flakë.

Automjetin e drejtonte një 59-vjeçar ukrainas, i cili ka humbur jetën në vend.

Shoferi ukrainas me 20 vjet eksperiencë ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.