Aktualitet

Aksident me vdekje në Fushë Krujë-Thumanë!

Aksident vdekjeprurës në Fushë Krujë. Një 50-vjeçar humbi jetën ndërsa tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Një makinë tip “Benz” humbi kontrollin e përfundoi e përplasur me mbrojtëset anësore, rreth orës 03:00 të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Viktima udhëtonte si pasagjer e mes tre të plagosurve është edhe drejtuesi i automjetit. Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë shpejtësia tej normave të lejuara.

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J.K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.