Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës ku një person ka humbur jetën. Burimet bëjnë me dije se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktimë ka mbetur shtetasi A. M, ndërsa i plagosur S.H Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kukësit.
Kushtet meteorologjike dhe lagështira e madhe në rrugë dyshohet të jenë shkaku i aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kukës.
Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues nhuë Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.