Aksident rrugor me katër të plagosur në Bulqizë. Policia njofton se te Kthesa e Krastës, një automjet tip “Jeep” doli nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Në makinë udhëtonin pesë persona dhe shoferi shpëtoi pa lëndime.
Të plagosurit e moshave nga 49 në 73-vjeç u dërguan në spital për ndihmë mjekësore e raportohet se për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga grupi hetimor vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Bulqizë/informacion paraprak
Në vendin e quajtur kthesa e Krastës, shtetasi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht A.T., 58 vjeç, P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K., 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Një tjetër aksident u regjistrua sot në afërsi të “Qafës së Koshovicës” në Fier, ku u përplasën dy automjete, një “Benz” me një furgon mallrash. Dy drejtuesit që mbetën të plagosur u dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Pas daljes nga rruga, furgoni përfundoi në kanalin anësor dhe u përmbys. Në këtë aks u krijua radhë e gjatë automjetesh pas aksidentit.