Aktualitet

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti 400 milionë dollarë!

Superjahti i Emirit të Katarit është ankoruar mëngjesin e së premtes në Portin e Durrësit. “Katar”, jahti 124 m i gjatë, i cili kushton 400 milionë dollarë është ankoruar në kalatën numër 4 të portit të Durrësit. Ky jaht është ndërtuar në vitin 2010 nga kompania prestigjioze “Lürssen”. Ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit.