Anna Shkreli

Anna Shkreli është kryeredaktore letrare dhe eksperte komunikimi. Lindi në Bologna, Itali, ku dhe u rikthye per të kryer studimet e larta bachelor në degën “Letërsi dhe Trashëgimi Kulturore”. Gjatë viteve 2014-2017 studioi dhe punoi për Pan Macmillan në Londër, nga ku dhe mban një diplomë Master of Arts në “Publishing and Editorial” lëshuar nga City University London.

Anna ka punuar më së shumti në editori librash por dhe në ndërsektorë të tjerë, si këshilltare komunikimi (2017-2019), eksperte letrare në projekte muzeografike (2019), drejtore muzeu e qendrash për promovimin kulturor (2019-2020) dhe hartuese strategjish edukative përmes artit dhe kulturës. Nga gushti i vitit 2020, themeloi shtëpinë botuese dhe qendrën kulturore Berk, ent i pavarur, i specializuar kryesisht në hulumtimin dhe botimin e teksteve të natyrës shoqërore, filozofi ligjërimi, histori, gjuhësi dhe arkitekturë. Në ngritjen e hapësirës si një pikëtakim jo vetëm ideor por dhe shoqëror, ka bashkëpunuar me organizata të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në jetëzimin e projekteve të larmishme si ekspozita historiko-edukative, cikle bisedash, ngritje kapacitetesh dhe aktivizëm qytetar.

Anna është shkruese tekstesh të ndryshme që hulumtojnë marrëdhënien mes zhvillimit urban dhe memories kolektive, temë qëndrore e saj dhe në përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës së Venecias (2021). Anna është lexuese e pasionuar dhe pianiste amatore.

Follow Anna