Tech

Apple prezanton ndryshimet e reja në App Store!

Apple po prezanton disa ndryshime tek iPhone si pjesë e një shtrëngimi rregullator në Evropë për t’iu dhënë konsumatorëve sa më shumë zgjedhje në instalimin e aplikacioneve, duke rrezikuar kështu të krijojë rrugë për vjedhjen e informacioneve personale nga hakerët. Këto rregulla do të prezantohen së shpejti në Bashkimin Evropian dhe thuhet se përfaqësojnë ndryshimet më të mëdha në App Store të iPhone që kur Apple prezantoi konceptin në vitin 2008.

Rregullatorët evropianë shpresojnë se ndryshimet e mandatuara nga Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA), do të lehtësojnë kontrollin mbi produktet dhe shërbimet që përdorin konsumatorët. Masat kanë hyrë në fuqi vetëm disa ditë pasi BE-ja gjobiti Apple me 1.8 miliard euro për pengimin e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës.

Por, duket se me këto rregulla rriten edhe rreziqet për përdoruesit e iPhone në Evropë duke i ekspozuar ata ndaj mashtrimeve dhe sulmeve tjera keqdashëse që nisen nga aplikacionet e shkarkuara jashtë App Store. Disa kompani më të vogla teknologjike si Spotify dhe Epic Games “po sulmojnë” mënyrat se si Apple është në përputhje me ligjet e DMA-së.

“Në vend që të krijojnë konkurrencë të shëndetshme dhe zgjedhje të reja, kushtet e reja të Apple do të ngrenë barriera dhe do të përforcojnë bastionin e saj”,-thanë Spotify dhe Epic. Gjithashtu, Epic pretendon se gjiganti teknologjik ka penguar përpjekjen e saj për konkurrencë. Në përgjigje të këtyre akuzave, BE-ja tha se do të marrin në pyetje Apple.

Apple ka prezantuar së fundmi transkriptet për Apple Podcasts, një veçori e re inovative që i bën podcastet më të qasshme dhe më të lehtë për t’u naviguar. Me transkriptet, përdoruesit mund të lexojnë tekstin e plotë të një episodi, të kërkojnë episodin për një fjalë ose frazë specifike dhe të prekin tekstin për të luajtur podcastin nga ajo pikë e episodit. Ndërsa luhet një episod, çdo fjalë theksohet, duke e bërë të lehtë ndjekjen.