Aktualitet

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason rrezikojnë të mbeten pa punë…

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi pronari i këtij biznesi fason është arrestuar nga SPAK pasi ka marrë disa punonjës emigrant nga Bangladeshi.

Të huajt qëndruan  tre ditë dhe larguan pa asnjë adrese ngjarje cila shënoi dhe fillimin e telasheve me drejtësinë shqiptare për Antonio Specchio-m i cili akuzohet për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit.

Punonjëset e biznesit të tij protestuan duke kërkuar ndjekje penale në gjendje të lirë në mënyrë 12 puna në fabrikë të vazhdojë.

“Ato shprehen se punonjësit nga Bangladeshi qëndrojnë në pune dy tre ditë dhe ikin dhe nga muri i fabrikës dhe nuk ka faj pronari, por sido qe të jetë ai të hetohet në arrest shtëpie ose në gjendje te lirë që dhe puna të vijojë dhe kontratat e punës  me furinitorët dhe klientët që mos te mbyllet fabrika”

“Nuk kemi asnjë lloj asnjë detyrim të pa paguar, mungesa e klientëve do sjell mungesën e punës dhe largimin e punonjësve. Ndërkohë që shtetit i kemi paguar rreth 1.7 milion euro për një periudhë 8 vjecare”.

Vizat e punës për punëtorët nga Bangladeshi janë kthyer në problem pasi e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të ikur në vendet e Bashkimit Europian.