Celebrities Music Showbiz

Artisti Kiddmarioo sjell së shpejti projektin e ri me një tematikë mjaft të prekshme…

Mario Dervishanji i njohur me emrin e tij të skenës Kiddmarioo, është një këngëtar, reper, tekstshkrues dhe kompozitor shqiptar. I vendosur së bashku me familjen e tij në lagjen nr. 13 në Durrës, Kiddmarioo nisi rrugëtimin si reper nëpër rrugicat e ndryshme të kësaj lagjje, ku dhe do të merrte dhe emrin e skenës, Kiddmarioo; rreth vitit 2018. Po në këtë vit Kiddmarioo do të jetë prezent në projekte të ndryshme me artistë internacionalë.

Kiddmarioo u bë edhe më i njohur me këngën e tij “13”, me të cilën debutoi në klasifikimin e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në “The Top List”, Top Awards. Tashmë artisti është gati të sjellë një tjetër projekt, por këtë herë një bashkëpunim…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KAMPION (@kiddmarioo)

Kënga e re do të titullohet “ITA – ALB”, një bashkëpunim me një reper italian goxha të talentuar, i cili quhet Martin. Klipi është xhiruar në qytetin e Romës, kryesisht në tunelin Porta Della Verita (Viterbo), ku është krijuar edhe një kaos i madh për shkak të bllokimit të tunelit e këmbësorët nuk mundnin të kalonin, por megjithatë siç thotë dhe vetë Kiddmarioo patën përkrahjen dhe mirëkuptimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KAMPION (@kiddmarioo)

Artisti ka rrëfyer ekskluzivisht për ne se arsyeja pse zgjodhi që të bëjë këtë këngë, ishte për të rikujtuar edhe njëherë emigrantët, kryesisht djemtë e rinj që kanë emigruar në Itali dhe mënyrën si janë gjendur në shoqërinë italiane. Kiddmarioo nuk nuk ka dashur që të zbulojë më shumë, pasi dëshiron që të mos e shuajë ende kuriozitetin e publikut. Megjithatë nuk do të duhet të prisni shumë, pasi “ITA – ALB” nuk do të vonojë dhe pritet që të publikohet këto ditë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Martin Hell (@martinhell_221_)