Celebrities Gossip Showbiz

Artistit të njohur Julio Iglesias i sekuestrojnë gjithçka në aeroport, me çfarë akuzash mund të përballet?!

Artistit spanjoll Julio Iglesias iu sekuestruan bagazhet e tij nga zyrtarët e aeroportit në Republikën Domenikane pasi u zbulua një sasi e madhe prodhimesh vendase. Mediat lokale raportojnë se bagazhi i artistit përmbante mbi 42 kg prodhime ushqimore, duke përfshirë luleshtrydhe, mjedra, boronica, qershi, domate, panxhar, selino, fasule, spinaq, marule, kërpudha dhe mish. Një njoftim për shtyp sugjeroi se ai synonte t’i sillte ata në Republikën Domenikane.

Pasagjeri u kap me ngarkesën kur mbërriti nga Bahamas me një fluturim më 10 janar, ku u zbulua se ai dyshohet se kishte tentuar të kontrabandonte ushqimet në bagazhin e tij. Rosa Lazala, drejtoreshë e Shëndetit të Bimëve, duke folur në emër të Departamentit të Komunikimeve të Bujqësisë, shpjegoi se teknikët e Shëndetësisë dhe Karantinës në vend kanë kryer mbikëqyrjen dhe inspektimin, para-kontrollin dhe kontrollin e bagazheve dhe të gjithë pasagjerëve.

Ministria e Bujqësisë siguroi se vazhdon të zbatojë këto kontrolle në portet e ndryshme, aeroportet dhe kufirin tokësor, me qëllim që të garantohet që asnjë produkt me origjinë shtazore apo bimore të mos hyjë në vend që rrezikon prodhimin kombëtar. Nuk dihet ende nëse Iglesias do të përballet me ndonjë dënim për tentativën e tij të supozuar për të transportuar mallrat.

Iglesias është një këngëtar në pension që e ndan kohën e tij midis Bahamas dhe Punta Cana, ku jeton me gruan e tij Miranda Rijnsburger. Ai ka gjithsej tetë fëmijë ku më i dalluari është djali, këngëtari i popit Enrique Iglesias dhe po shkruan kujtimet e tij që do të publikohen në të ardhmen e afërt.

Vetëm pak muaj më parë, mediat amerikane zbuluan se këngëtari po përballonte probleme shëndetësore, me një sërë problemesh fizike dhe lëvizshmërie që e kishin kufizuar në një karrige me rrota. Doli gjithashtu në dritë se ai po përjetonte humbje të kujtesës për shkak të moshës së tij, që do të thoshte se do të harronte tekstin e këngës dhe informacionin për jetën e tij.