Celebrities Gossip Showbiz

“Aty e kuptova që jam vërtet një VIP…”, Meri Shehu tregon çfarë do të bënte ndryshe në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ish-banorja e “BBV3”, Meri Shehu, e cila është eleminuar javën e kaluar ka qenë e ftuar ditën e sotme tek “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça. meri ka treguar shumë për eksperiencën e saj brenda në shtëpi, marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe mendimin e saj për ta. E pyetur se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të rifutej në “BBV3”, Meri është përgjigjur:

Erjona: Do bëje një gjë ndyshe po të rifuteshe?

Meri: Do luaja cik me ‘look-un’ sepse unë aty e kuptova që jam vërtet një VIP, sepse nuk dija të krihja flokët, nuk lyhesha dot, se jashtë jam mësuar që mi bëjnë të tjerët dhe sikur isha e shkujdesur, harrova kamerat dhe sikur isha te divani shtëpisë sime, u lëshova…

Një zarf i zi ka hyrë ditën e sotme, pasi Egla ka thyer një nga rregullat bazë për mbajtjen ndezur të mikrofonit. E për këtë arsye janë dënuar të gjithë banorët. Në zarfin e zi thuhet se do kenë ujë të limituar dhe do të qëndrojnë pa ngrohje jashtë, deri në një njoftim të dytë nga Vëllai i Madh.