Aktualitet

Balluku inspekton punimet, ja kur hapet Bypass-i i Vlorës!

Bypass-i Vlorës do të jetë plotësisht gati në javën e parë të muajit korrik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se aksi ka qenë problematik për shkak të përbërjes gjeologjike të rrugës.

Por, ajo garantoi se në nisjen e sezonit turistik aksi do të jetë gati për të përballur fluksin e turistëve që vizitojnë jugun e Shqipërisë.

“E pashë sot, duket një mision i pamundur për t’u dorëzuar në fund të qershorit dhe javën e parë të korrikut, ku zyrtarisht fillon sezoni veror. Nuk kemi më as mundësi për të kohëm, as afatet, duhet performuar sipas kontratës, kështu që unë pres që pres javën e parë të korrikut të kemi mundësojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar”, tha Balluku.

Bypass-i i Vlorës do të jetë plotësisht i përfunduar dhe i hapur për qarkullimin e automjeteve me fillimin e sezonit turistik të këtij viti. Aktualisht po punohet 24 orë, pa ndërprerje, për të përfunduar në kohë këtë segment. Një vepër komplekse, por me shumë rëndësi për zhvillimin turistik të vendit, e cila lehtëson qarkullimin drejt bregdetit të jugut.

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në muajin maj të 2021-it se Bypassi i Vlorës do të hapej provizorisht në 15 korrik 2021. Në atë periudhë ajo deklaroi se do të mbyllej në muajin shtator për të nisur punimet e më pas në muajin nëntor do të ishin gati.