Celebrities Gossip Showbiz

Banorët e “BBV3” imitojnë njëri-tjetrin, të qeshura pafund në shtëpi!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e djeshme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në të cilin njoftohej se banorët do të kishin mundësi të imitonin njëri-tjetrin, duke qenë se shume prej tyre kanë talent në aktrim.

  1. Sara imiton Vesën si lidere

2. Egla imition Julian

3.  Juliani imiton Fationin

4. Çifti Ilnisa-Meriton imitohet nga Vesa dhe Françeska

5. Silvi dhe Roza imitojne çiftin Heidi- Romeo

6. Romeo imiton Ledjonën

7. Bardhi imiton Erjolen