Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck ka kryer ndërhyrje plastike në fytyrë?! Flet kirurgu i njohur!

Aktori dhe regjisori i njohur Ben Affleck ndezi thashethemet për kryerjen e ndërhyrjeve plastike pasi u shfaq në filmin “The Greatest Roast of All Time: Tom Brady” të Netflix. Në një bisedë me In Touch, kirurgu plastiik Dr.Ramtin Kassir tregoi se fytyra e aktorit të famshëm duket ndryshe.

Rrudhat në zonën e syve të Ben Affleck-ut kanë qenë prej kohësh një tipar përcaktues i pamjes së tij. Megjithatë, duke krahasuar fotot e tij të kaluara me imazhet e sotme në vitin 2024, ka një ndryshim të dukshëm, rrudhat rreth syve të tij janë dukshëm më të lëmuara.

Duke treguar për procedurat më të dukshme që Ben mund të ketë kryer, mjeku tha:

Kjo sugjeron mundësinë që ai mund të ketë kërkuar trajtim për rrudhat e tij, ndoshta përmes injeksioneve, si injeksione neurotoksinash ose procedura të ngjashme. Ky vëzhgim vlen edhe për pamjen e tij të përgjithshme, e cila është dukshëm më e lëmuar dhe më e shndritshme në krahasim me më parë.

Dr.Ramtin shtoi se aktori duket më i freskët, me një çehre të pastër dhe me shkëlqim.

Ai mund të ketë zgjedhur një procedurë më pak invazive si ngritja e qafës ose ta ketë arritur këtë transformim përmes humbjes së peshës, ardhjes në formë ose përdorimit të trajtimeve kundër plakjes si PRP, ekzosome ose injeksione mbushëse. Një tjetër mundësi është një procedurë e njohur si Nano yndyrë, e cila përfshin injektimin e yndyrës nën lëkurë për të rritur shkëlqimin dhe pamjen e përgjithshme.