Nu Jack

DJ dhe producenti Benito aka Nu Jack ka dominuar skenën e klubeve dhe festave shqiptare për më shumë se një dekadë me remix-et e tij të muzikës Pop, Soul, Disco, House dhe Dance.

Jashtë studios, Benito është një DJ shumë i kërkuar dhe orari i tij nuk ka qenë kurrë më i ngarkuar. Sjellja e tingujve të tij të pakrahasueshme dhe përzierja unike e disko, nu disko, funk, soul dhe house drejt e në pistën e vallëzimit në disa nga klubet dhe eventet më të mira, brenda dhe jashtë vendit, e bën atë një vlerë të shtuar në Top Albania Radio.

Përveç DJ dhe produksionit, Nu jack gjithashtu menaxhon playlistën e disa Qendrave Tregtare, Show Rooms, Lounge Bar dhe bizneseve të tjera të ndryshme me anë të një platforme të krijuar prej tij në vitin 2016.

Follow Nu