Celebrities Music

Bob Dylan nënshkruan marrëveshjen më të rëndësishme për trashëgiminë e muzikës së tij me “Sony Music Entertainment”!

Bob Dylan ka bërë një tjetër lëvizje të madhe në ruajtjen e trashëgimisë së tij muzikore. “Sony Music Entertainment” (SME) njoftoi blerjen e të gjithë katalogut pasardhës të muzikës së regjistruar të 11-herë fituesit të “Grammy” për një shumë të pazbuluar ende, përveç të drejtave për këngën e re që pritet të lançohet.

80-vjeçari Dylan festoi marrëveshjen e re dhe marrëdhënien e tij të gjatë me “Columbia Records” në pronësi të SME-së, e cila është e përfshirë në karrierën e tij 60-vjeçare si artist. Në një deklaratë të bërë ai është shprehur se:

“Columbia Records” dhe Rob Stringer nuk kanë qenë gjë tjetër veçse të mira për mua për shumë, shumë vite dhe shumë rekorde. Më vjen mirë që të gjitha regjistrimet e mia mund të qëndrojnë aty ku i takojnë.

Marrëveshja e “SME”-së, e cila u mbyll në muajin korrik, përbëhet nga i gjithë katalogu i punëve të regjistruara të Dylan, duke filluar nga albumi i tij debutues i vetëtitulluar i vitit 1962 deri te albumi i tij i 39-të dhe më i fundit në studio “Rough and Rowdy Ways”, i lançuar në 2020.

“Variety” raporton se marrëveshja ishte midis 150 dhe 200 milionë dollarë. Kryetar i “Sony Music Group”, Rob Stringer është shprehur se:

“Columbia Records” ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Bob Dylan që nga fillimi i karrierës së tij dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të emocionuar që vazhdojmë të rritemi dhe evoluojmë partneritetin tonë të vazhdueshëm 60-vjeçar. Bob është një nga ikonat më të mëdha të muzikës dhe një artist me gjeni të pakrahasueshëm. Ndikimi thelbësor që ai dhe regjistrimet e tij vazhdojnë të kenë në kulturën popullore është i pakalueshëm dhe ne jemi të emocionuar që ai tani do të jetë një anëtar i përhershëm i “Sony Music Family”. Ne jemi të ngazëllyer për të punuar me Bob dhe ekipin e tij për të gjetur mënyra të reja për ta bërë muzikën e tij të disponueshme për fansat e tij të shumtë sot dhe për brezat e ardhshëm.

Marrëveshja vjen pak më shumë se një vit pasi Dylan shiti të gjithë të drejtat e tij të botimit te “Universal Music Group” në dhjetor të vitit 2020 për rreth 300 milionë dollarë.