Celebrities Gossip Music Showbiz

Capital T vjen me një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur shqiptar!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Kanë kaluar vetëm1 muaj nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me artistin Irkenc Hyka që titullohet “Dashnisë”. Mesa duket Kapo nuk nuk ka bërë aspak pushim, pasi vetëm pak më parë ka lajmëruar se nesër në orën 18:00 do të publikojë këngën e tij të re, e cila është një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur, Elinel. Kënga e re do të titullohet “Acar” dhe vetëm pak më parë Elinel ka postuar në Instagram disa foto të tyre nga videoklipi i saj.

Së fundmi kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar rreth një muaj më parë. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.