Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?!
Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.
Janari i 2024 nisi ftohtë si nga moti, ashtu edhe nga politika. Për Sali Berishën jo dhe aq, pasi po i kalon ngrohtë brenda në shtëpi, ndërsa ballkoni i tij i ka kaluar famën e madhe ballkonit të Romeos e Zhuljetës. Në rastin e Berishës, dhjetëra ‘të apasionuar’ pas tij, çdo mbrëmje e dëgjojnë me kërshëri e mall nga ballkoni në pamundësi për ta prekur. Fronti tjetër opozitar ka vendosur të qëndrojë jashtë me rrugën e kaosit në Kuvend e bllokimit të jetës politike. SPAK ende nuk e ka nisur me vrull këtë vit, por thuhet se diçka po zihet. Presim…
Na ndiqni të dielën e fundit të çdo muaji, ora 18:00.
E vogël, e vogël por punën e bën të madhe, kjo mund te jetë shprehja…
Po mbyllim një verë përvëluese ku italianët ‘pushtuan’ Shqipërinë nga cepi në cep. Turizmi njohu…
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë…
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë…