Celebrities Horoskopi

Çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin Sali Berisha në 2024?! Meri Shehu: “Peripecia mund të zgjasë deri në prill-maj, në fund do truimfojë…”

Pak ditë më parë u mor vendimi për ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili u la nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve të policisë. E ftuar në “Wake Up” astrologia e njohur, Meri Shehu, bëri një parashikim për Berishën. E pyetur se çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin në vitin 2024, astrologia e njohur u shpreh:

Neve si vend na ka sunduar gjithmonë Peshorja. Zoti Berisha është shenja e Peshores, kemi pasur Mbretin. Peshorja është një shenjë që mbart Saturnin brenda. 10-ditëshi i parë i Peshores udhëhiqet nga Afërdita, 10-ditëshi i dytë i Peshores udhëhiqet nga Urani. Urani ka tendencën e shpërthimit. Berisha duhet të jetë 10-ditëshi i dytë. Kurse 10-ditëshi i tretë udhëhiqet nga Saturni.

10-ditëshi i dytë e ka këtë të shpërthimit. Duke marrë parasysh se Peshoret me Jupiterin në Dem kanë një lloj bllokimi, unë mendoj se faza e tij do të zgjasë. Kjo peripecia mund të zgjasë deri nga prill-maj, pastaj ai çlirohet dhe nëse do të jetë mirë me shëndet e të gjitha këto, mund të fitojë me Jupiterin në Binjak shumë më tepër nga sa është pretenduar se mund të humbte. Momentin që është kështu, mendoj që nga maji e tutje ka shanset më të mira që të çlirohet.

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e të enjtes e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për vitin 2024. Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për të, ku është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Meri u shpreh se ‘për momentin nuk di gjë’, por do ta mendonte nëse do të merrte një ftesë që të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.