Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Kryefjala e ditëve të fundit ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën. Ylli zgjodhi ta postojë këngën në 28 Nëntor, në ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe një ditë pas Ditës së Pavarësisë. Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën.

2. Ylli i muzikës pop të Amerikës Latine, Bad Bunny është kurorëzuar si “Mbreti i Popit” nga Revista Forbes në numrin e tyre special “30 Under 30”, të publikuar më 28 nëntor 2023. Titulli, i lidhur zakonisht me të ndjerin Michael Jackson, ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh dhe polemikash në rrjetet sociale, me opinione të ndara nëse Bunny e meriton një vlerësim të tillë.

3. Taylor Swift ka vendosur të zhvendoset me të dashurin e saj, Travis Kelce, në rezidencën e tij të sapo blerë dhe me vlerë 6 milionë dollarë në Kansas City, sipas Daily Mail. Çifti ka vetëm tre muaj së bashku, por Kelce e bleu pronën luksoze duke menduar edhe për të dashurën e tij të famshme. Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banjo përfshin një pishinë dhe xhakuzi të stilit të Beverly Hills, një garazh me gjashtë makina, fushë tenisi me ndriçim dhe një fushë golfi në miniaturë që shtrihet mbi tre hektarë tokë.

4. Jada Pinkett Smith ka pohuar se ajo dhe Will Smith do të jenë përgjithmonë bashkë, pavarësisht çfarë kanë ndodhur mes tyre dhe që për to kanë qenë disa muaj tepër sfidues. Gjithçka duket se ka qenë mjaft e vështirë për çiftin në sytë e publikut. Rikujtojmë se aktorja zbuloi disa javë më parë se ajo dhe Will Smith ishin ndarë që nga viti 2016, por ata në fakt nuk kishin ndjekur procedura ligjore dhe një divorc, pavarësisht se bënin jetë kryesisht të ndara. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në një episod të The Drew Barrymore Show dhe ka theksuar sërish se ata do të qëndrojnë përgjithmonë bashkë.

5. Familja e aktorit të ndjerë Matthew Perry po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew. “Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”,-theksohet në deklaratë.