Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Reperja e njohur Cardi B ka konfirmuar së fundmi se ajo dhe Offset i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Me anë të një postimi në Instagram Cardi pranoi se nuk “mendon” se burri i saj e tradhtoi me Chrisean Rock, por gjithashtu nuk është e interesuar të dijë të vërtetën.

Nuk më intereson ta zbuloj sepse kam një minutë që jam beqare. Unë thjesht nuk di si t’i tregoj botës.

2. FIFA ka njoftuar se Bebe Rexha, është zgjedhur të jetë zëri i turneut dhe e këngës zyrtare “It’s On” në Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023. Këngëtarja e cila ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”. Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club León, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

3. Së fundmi aktorja e njohur Dakota Johnson dha një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet. Ajo deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë.

Gjumi është prioriteti im numër një në jetë.

Më pas ajo zbuloi se nuk ka orar të planifikuar zgjimi çdo ditë. Në vend të kësaj, planifikon rutinën e saj të gjumit në baza ditore.

4. Jada Pinkett Smith është hapur edhe një herë mbi shuplakën famëkeqe të Will Smith në “Oscar 2022”, duke thënë se ajo shpëtoi martesën e tyre. Në një intervistë të fundit për DailyMail, aktorja u shpreh se:

Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha nga Will, m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta braktisja kurrë. Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur… Unë e quaj atë ‘shuplakë e shenjtë’ tani, sepse shumë gjëra pozitive erdhën pas saj.

5. Lupita Nyong’o është zgjedhur si presidente e jurisë në Festivalin e 74-të të Filmit në Berlin nga organizatorët. Aktorja më e njohur për interpretimet e saj në filmat “Black Panther” dhe “12 Years A Slave” është e dyta grua presidente e jurisë në Berlinale, pas amerikanes Kristen Stewart.