Celebrities Music Showbiz

Çfarë po planifikojnë Luiz Ejlli dhe Ledri Vula?!

Duket se një bashkëpunim mjaft interesant është duke ardhur në muzikën shqiptare, teksa Luiz Ejlli dhe Ledri Vula janë parë së bashku në një studio muzikore, duke shtuar kuriozitetin e publikut. Në fakt, nuk është hera e parë që artistët shfaqen bashkë, teksa disa kohë më parë, fituesi i “BBVIP2” u pa në të njejtën ditë si me reperin, ashtu edhe me Dafina Zeqirin, duke shtuar dyshimet që në atë kohë për një bashkëpunim të mundshëm.

Ndërkohë tani, ata kanë postuar një video në Instagram, ku shfaqen duke kënduar edhe këngën e fundit të Ledrit me Getoarin, “Thuj”. Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore.

Pas publikim të këtyre pamjeve, menjëherë vëmendja shkon se mos ndoshta, artistët do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë. Tani, projekti i radhës duket se do të jetë akoma më lart, një bashkim forcash mes Luizit dhe Ledrit.