Celebrities Gossip

Cilët nga banorët e “BBV2” janë këtë javë në nominim?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit të sotëm vetëm pak më parë secili ka zgjedhur 2 nga banorët që dëshiron që të shkoj në nominim. Por këtë javë Nita, Valbona, Bjordi dhe Diola nuk kishin të drejtën për të nominuar, kjo për shkak të “Kutisë së Pandorës”, që Armaldo vendosi ta hapte për të marrë një dhuratë për veten e tij dhe duke u vënë përballë zgjedhjes së katër banorëve që nuk do të kenë të drejtën e nominimit. Këtë javë në nominim do të jenë: Efi, Tea, Armaldo dhe Bjordi.

Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Armaldo, Luizi, Efi dhe Xhonatani. Mes tyre, banori që u eleminua nga shtëpia e “BBV2” këtë spektakël ishte Xhonatani, por vetëm pak më parë konkurrenti ka hapur biletën e tij dhe ka treguar se ishte një biletë vajtje-ardhje. E kështu Xhonatani u kthye përsëri brenda shtëpisë tek banorët e tjerë.