Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri ka të njëjtin ‘problem’ si të gjitha femrat me partnerin e saj…

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek është një nga çiftet më të dashura të showibiz-it shqiptar. Ata kanë qënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes dhe ribashkimit të tyre dhe në fillim të këtij viti ata e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre. 

Edhe pse të famshëm, duket se ata kanë të njëjtat ‘probleme’ si çdo çift tjetër i zakonshëm. Duke qenë se “Instagrami” është një aplikacion goxha i përdorur, fotot që duhen publikuar duhet të jenë sa më të bukura dhe për këtë na duhet një ‘fotograf’ i mirë dhe me kohë të plotë. E padyshim një prej personave që mund t’i besohet ky rol është i dashuri. Por, janë të shumtat vajzat të cilat ankohen se partneri i tyre nuk shkrep foto të bukura. Dhe me sa duket, kështu ndodh dhe me Dafina Zeqirin dhe me Dj Geek.

Aktualisht dyshja ndodhet me pushime në Turqi prej nga ku këngëtarja ka postuar disa foto. Në njërën prej tyre ajo pozon e mërzitur dhe e pakënaqur me fotot e shkrepura dhe më pas shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar:

Kur ti mendon se ai po të bën foto të këqija, siç bën zakonisht, por më pas…

E menjëhershme ka qënë përgjigja e Dj Geek që shkruan me shaka:

Hajde rren hajde!

Ndërsa duket se me këtë ragim të Dafinës kanë gjetur veten dhe shumë vajza të tjera të famshme si Rina apo Oriola Marashi.