Celebrities Gossip Showbiz

Dea Mishel tregon gjendjen e saj pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë!

Dea Mishel Hoxha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një eksperiencë sfiduese, sikurse e quan ajo. Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë me ndjekësit një foto nga spitali, Dea nuk tregon arsyen e ndërhyrjes, por thotë se gjithçka ka shkuar mirë. Në këtë situatë, ajo apelon ndjekësit të mos neglizhojnë kontrollet shëndetësore.

Moderatorja, e cila tashmë është rikthyer në shtëpi dhe po rikuperohet, duket se po has vështirësi të shumta me marrjen e ilaçeve. Ditën e sotme ajo ka publikuar në profilin e saj në Instastory një fotografi, ku shihet të ketë bërë gati ilaçet e copëtuara për t’i konsumuar. Moderatorja ka ndarë gjithashtu edhe foto se si është gjendja e saj mbas operacionit, duke shkruar:

Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.