Celebrities Gossip Showbiz

Deklarata që ‘tronditi’ Oltën, çfarë tha Efi për aktoren?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “Big Brother VIP 2” dhe sherri mes Oltës dhe Efit nuk mund të mos diskutohej edhe sot teksa Olta ka marrë një tjetër ‘goditje’ që mund të themi që nuk e priste. Pas dhënies së klipit të darkës dhe sqarimit mes dyshes, duket se Efi nuk i largohet mendimit që Olta është një personazh negativ në shtëpi.

Vazhdoj të mendoj që Olta është një personazh negativ këtu brenda dhe gjë tjetër nuk kam çfarë të shtoj… unë jam Efi dhe nuk kam mendimet e Luizit dhe kësaj gjëje duhet t’ja vë pikën.

Arbana ka dhënë edhe dënimin e parë për dy nga banorët, të cilët janë Luizi dhe Olta. Kjo ka ndodhur për shkak se të dy kanë thyer një nga rregullat e spektaklit, ku absolutisht nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet. Vëllai i Madh ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Olta dhe Luizi nuk do të kenë buxhet personal, pra do të jenë në dorën e banorëve të tjerë për t’u treguar zemërgjerë dhe për t’i ndihmuar me ushqime.