Health & Beauty

Dermatologia e njohur nga Kalifornia tregon sekretin kundër plakjes!

Ajo se çfarë hani ka një dikim të madh në pamjen e lëkurës suaj. Por, sipas dermatologëve, ju gjithashtu mund t’i jepni një shtysë shtesë duke marrë vitamina dhe suplemente. Dr.Azadeh Shirazi, një dermatologe me bazë në Kaliforni, ka përmendur disa suplemente që merr për ta bërë lëkurën e saj të shkëlqejë dhe të shmangë efektet e plakjes. Dermatologët shpesh theksojnë përfitimet e qëndrimit larg diellit, pasi rrezet e tij mund të shkaktojnë dëme, të përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave dhe madje t’ju vënë në rrezik të kancerit të lëkurës. Edhe Dr Shirazi nuk është ndryshe, duke e lënë mënjanë ekspozimin në diell për të mbrojtur lëkurën e saj.

Pasi zbuloi tre vjet më parë se nivelet e vitaminës D i kishte të ulëta, dermatologia tha se filloi të merrte suplement për ta kompensuar atë. Multivitamina që ajo merr çdo ditë përmban vitamina D dhe E. Dermatologia pohoi se suplementi gjithashtu mund të ulë pak rrezikun e melanomës te femrat me një histori të kancerit të lëkurës.

Dermatologia merr vitaminë E për të forcuar kockat. Ajo tha se suplementi është veçanërisht i rëndësishëm për gratë në të 40-at dhe 50-at, të cilat janë në rrezik më të madh të humbjes së densitetit të kockave pasi nivelet e tyre të estrogjenit bien.

Sipas NHS, vitamina E mund të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e lëkurës dhe shëndetin e syve. Duhet të jeni në gjendje të merrni mjaftueshëm vitaminë E nga dieta juaj, duke ngrënë fruta të thata, fara dhe drithëra. Natyrisht që nuk duhet tepruar marrja e kësaj vitamine në formë suplementi.

\Dr Shirazi merr 500 mg nikotinamid dy herë në ditë. Kjo është një formë e vitaminës B3, për të cilën ajo tha se është aktualisht e njohur në botën e kujdesit të lëkurës. Ndihmon në përmirësimin e funksionit të barrierës së lëkurës duke i mbajtur qelizat e lëkurës së bashku. Si rezultat, mund të ndihmojë në reduktimin e skuqjes dhe acarimit të shkaktuar nga aknet.

Por, Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit ‘T. H. Chan’ thekson se doza shumë të mëdha të suplementit mund të shkaktojnë efekte anësore të pakëndshme. Sipas tyre, është e mundur ta merrni mjaftueshëm këtë vitaminë nga ushqime të tilla, si mishi i kuq, mishi i shpendëve, peshku, orizi kafe, drithërat dhe buka, fruta të thata, farat, bishtajoret, bananet. Dr Shirazi merr resveratrol, një përbërës bimor që sipas saj është i pranishëm në ushqime, si rrushi dhe kikirikët. Ashtu si nikotinamidi, ka veti antioksiduese dhe ndihmon gjithashtu në ndriçimin e ngjyrës së lëkurës dhe rrit elasticitetin.

Suplementet nuk rekomandohen për fëmijët ose për gratë shtatzëna ose që ushqehen me gji. Dermatologia tregoi se merr një multivitaminë çdo ditë që përfshin zinkun, për të cilin ajo tha se mund t’i përmirësojë gjendjet e lëkurës, si aknet dhe ekzema për shkak të vetive anti-inflamatore. Gjithashtu përmban vitaminë A, për të cilën doktoresha tha se mund të ndihmojë në reduktimin e strukturës së lëkurës dhe zbutjen e linjave të holla, ndërsa ndihmon qelizat të kthehen dhe të rregullojnë prodhimin e vajit.