Aktualitet

Dhërmi/ Pronari dhe dy punonjës të një hoteli bien në kontakt me energjinë elektrike, dërgohen me urgjencë në spital!

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.