Food & Drink Health & Beauty

Dieta e Ornishit, gjithçka që duhet të dini!

Duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit dhe atëherë do të jeni më të shëndetshëm dhe do të arrini t’i hiqni kilogramët e tepërt, kjo sipas kardiologut Dean Ornish, autor i “Dietës Ornish”. Kjo dietë u është rekomanduar pacientëve të cilat me vite të tëra kanë vuajtur nga mbyllja e enëve të gjakut, të cilët kanë marrë medikamente apo janë rekomanduar për t’u operuar.

Dieta bazohet në konsumimin e ushqimit të payndyrshëm me prejardhje bimore. Çdo ditë duhet ngrënë bishtajore, perime dhe drithëra në sasi të pakufizuara, kurse herë pas here duhet konsumuar edhe qumësht, kos të payndyrshëm, djathë të payndyrshëm, ajkë të payndyrshme dhe të bardhët e vezëve.

Duhet të shmangen mishi, vaji, ullinjtë, frutat e thata, farërat, sheqeri dhe alkooli. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga mishi, një herë në javë është e lejuar të hani pak fileto pule apo peshku. Ndikimi i kësaj diete për zemrën është mjaft i mirë, por nga ana tjetër dieta është paksa e ndërlikuar për t’u ndjekur. Në fillim mund të sjellë disa vështirësi dhe probleme duke qenë se nuk përmban vitamina të cilat trupi i kërkon. Nga ana tjetër ka edhe një sasi të kufizuar proteinash, vitaminash, lipoidesh dhe hekuri, çka mund të sjellë më pak rezistence.

Rikujtojmë, se regjimi ushqimor mesdhetar është më i miri në botë për të shtatin vit radhazi. Kriteret e vlerësimit të revistës amerikane “News & World Report” bazohen mbi tre faktorë, ku renditen shija më e mirë, më e shëndetshmja, por edhe me e vlefshmja për planetin. Regjimi ushqimor mesdhetar ka një ekuilibër mjaft të mirë mes të gjithë vlerave ushqimore dhe konsiderohet një stil i vertetë jetese. Gjithashtu, ka benefite në përmirësimin e shëndetit, pasi ndihmon ata që vuajnë nga diabeti, bën mirë për kockat dhe për zemrën.

Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me fruta dhe perime, drithëra, fasule dhe fara. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.