Celebrities Gossip Showbiz

Djali i Adisit dhe Adrola Dushit feston ditëlindjen, por a e uroi Fifi?

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e dashurisë dhe ardhjen në jetë të djalit të saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Fifi dhe Adrola gjithmonë kanë folur mirë për marrëdhënien me njëra-tjetrën, duke na treguar se nuk ka pasur zënka mes tyre. Ditën e djeshme Troi, djali i Adisit dhe Adrolës ka festuar ditëlindjen dhe të gjithë kanë qenë në pritje nëse do të kishte një urim nga ana e Fifit apo jo. E jo vetëm që kishte një urim për të por edhe në postimin e Adrolës në Instagram, ku Fifi shkruan:

E bekoftë zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Disa momente kur Fifi këndon pak para nisjes së “DWTS”!