Health & Beauty

Do ta adhuroni rezultatin, truku viral i TikTok për buzë më të plota!

Aplikacioni i preferuar i TikTok tashmë është mediumi nga i cili lindin tendencat më virale. Ndër to ka shumë tendenca të bukurisë që funksionojnë, disa jo, disa duken të shkëlqyera.

Së fundmi ka lindur një truk shumë i veçantë. Kjo vjen për të gjithë ju dëshironi që buzët tuaja të duken pak më të plota, pa hyrë në procedura invazive.

Këtu hyn teknika e formës ovale. Ndryshe nga tendencat e kaluara që kërkojnë që të aplikoni lapsin jashtë vijës natyrale të buzës, vizatoni një rreth vetëm në qendër të buzëve. Në këtë mënyrë theksohet qendra e buzëve duke i bërë ato të duken më të lëngshme, pa hapur lapsin në të gjithë konturin e buzëve.

Kujtojmë se, vendosja e buzëkuqit, më specifikisht ngjyrës së kuqe, mund të jetë përveçse shumë lajkatare, edhe fitimprurëse. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Hospitality Management’, kamarieret që mbanin të kuq buzësh morën bakshishe më të mira.