Celebrities Film & Tv Gossip

“Do ta ribëja sërish…”/Si ka qenë për Ledion Liçon eksperienca e tij si producent në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”?

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në Kuadër të Dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në Kuadër të Dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Gjatë një interviste ekskluzive për Top Albania Radio, producenti i filmit Ledion Liço u pyet se çfarë do t’i emocionojë më shumë shqiptarët nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe cila do të jetë pika që do të godasë më së shumti?

Nuk e di të betohem,  kur ti nxjerr një vepër krijimtarie ti nuk e di fare se çfarë do të mendojnë njerëzit për të. Ti thjesht uron më të mirën dhe ne të gjithë jemi në një kuptim me zemër në dorë duke uruar që njerëzit të qeshin, të emocionohen, ta pëlqejnë dhe të kthehen ta shohin për herë të dytë, të tretë dhe të kthehet në filmin e tyre të preferuar vetëm kaq. Nuk di të them se çfarë do të pëlqehet dhe çfarë jo. Uroj shumë që vetëm të pëlqehet. 

Në një periudhë ku kemi “Dancing With The Stars” dhe “Në Kuadër të Dashurisë” si i shikon Ledion Liço si eksperienca dhe si formate në vetvete?

Janë dy gjëra të ndryshme, “Dancing With The Stars” është një format televiziv i cili transmetohet live çdo të premte këtë vit madje akoma dhe me më shumë transmetime kështu që automatikisht është diçka që njerëzit afeksionohen sidomos ata që shpenzojmë akoma më shumë kohë para televizorit por edhe normalisht për breza më të rinj që e ndjekin “Dancing With The Stars” nga YouTube ose nga rrjetet e tjera sociale. Ndërsa filmi është diçka krejt tjetër, kërkon një angazhim pak më të madh. Kërkon që ti të blesh një biletë, kërkon që të marrësh makinën, biçikletën ose edhe në këmbë të shkosh në një sallë kinemaje, të presësh radhën. Është një angazhim më i madh dhe në një kuptim është më sfidues nga kjo pikëpamje. Janë gjëra krejt të ndryshme të cilat unë nuk i kisha provuar ndonjëherë, pjesën e filmit jo dhe po të më pyesnin nëse do ta ribëja sërish do ta ribëja sepse është një nga gjërat të cilat nuk jemi mësuar t’i bëjmë me televizionin por që të karikojnë shumë për emocion dhe energji pozitive që mezi pres t’ia transmetojmë njerëzve që kanë mbushur Pallatin e Kongreseve.