Celebrities Gossip Showbiz

“Dorë për dorë, duke të parë se si rritesh…”, Alban Skënderaj dedikim në ditëlindjen e vajzës së tij!

Ndërkohë që 28-Nëntori është padiskutim një ndër datat më të rëndësishme për të gjithë Shqiptarët, për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin, kjo datë është festë e dyfishtë pasi vajza e tyre, Ameli, feston ditën e saj të lindjes. Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për vajzën e tij, e cila ditën e sotme mbush 8-vjeç.

Në postimin e tij në Instagram, Skënderaj ka ndarë disa momente nostaligjike me vajzën e tij, ndërkohë që në galerinë e publikuar, ai nuk ka harruar të postojë edhe flamurin, për t’i uruar shqiptarëve këtë ditë në veçantë.

Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor, 2018 kur t’i bëheshe 3 vjeçe dhe festonim bashkë ditëlindjen tënde dhe Festën e Flamurit! Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si një përplasje qëpallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar!

Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dore apo në sfond, duke të parë se si rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)